×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas mesnate tmerrohet qytetari nga Lipjani, disa persona e rrahin dhe ia vjedhin zinxhirin bashkë me dy telefona

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 11:35

    Një person ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht në Lipjan, mbrëmë pas mesnate, si dhe i kanë marrë një zinxhir nga qafa dhe dy telefona.


    Siç bën të ditur Policia, viktima ka pësuar lëndime dhe i njëjti ka pranuar trajtim mjekësor.

    Lipjan, 13.06.2021-04:30. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht, dhe i kanë marrë një zingjir nga qafa dhe dy telefona. Viktima ka pësuar lëndime dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, njofton Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!