Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar aktivitetet e saja në parandalim të aksidenteve në komunikacion.
Njësia Rajonale e Komunikacionit rrugor, ka nisur kontrollimin e komunikacionit edhe përmes dronit.
Në bazë të tabelës së publikuar nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se nga data 7 qershor deri më 13 qershor, në Ferizaj janë konfiskuar 20 patentë shoferë.
Gjithashtu janë shqiptuar 1,281 gjoba.
Prej dates 7 e deri më 13 qershor në Ferizaj kanë ndodhur 28 aksidente prej të cilëve 19 me dëme materiale dhe nëntë me të lënduar.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me masa të shtuara në parandalim të aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qyetatarët që të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.