×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani i kërkoi Valdete Dakës që të dorëhiqet, i premtoi mirënjohje

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 13:47

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, të dorëhiqet nga pozita e saj në këtë institucion dhe në këmbim do të nderohej me një mirënjohje.


    Reporteri.net mëson se këtë kërkesë Osmani ia ka bërë Dakës në takimin e mbajtur sot në Presidencë.

    Mësohet se kërkesa e Osmanit ishte që Daka të dorëhiqet nga posti i saj në krye të KQZ-së, e në këmbim të kësaj do të merrte një mirënjohje nga Presidentja.

    Të njëjtat burime bëjnë me dije se Daka e ka refuzuar kërkesën e Osmanit, duke deklaruar se detyrën e saj e ka kryer në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

    Ndryshe, Daka është emëruar kryetare e KQZ-së më 27 prill të vitit 2018, nga ish-Presidenti Hashim Thaçi, ndërkaq mandati i saj është 5-vjeçar.

    Ky është mandati i dytë i Dakës në krye të KQZ-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!