Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka kërkuar nga Qeveria mbështetje më të madhe për gratë në biznes.
Në seancën ku u diskutua për pasojat e pandemisë në ekonomi, Bytyqi ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet me një pako emergjente t’u dalë në ndihmë të grave në biznes.
“Lufta me pandeminë, si problem botëror, nuk ka prekur dhe vënë në front të parë vetëm mantilbardhët, por edhe një mori profesionesh tjera duke prekur çdo sektor e veçmas atë ekonomik. Si pasojë e pandemisë janë shuar dhe mbyllur shumë biznese e si rrjedhojë shumë njerëz mbetën të papunë, e sidomos gratë. Sigurimi i masave të mbrojtjes dhe kufizimi i lëvizjes nga ana Qeverisë ka shkaktuar pasoja të shumta te bizneset dhe në vendet e punës, duke rezultuar ngadalësim të ekonomisë në vend. Edhe ashtu, tregu i punës dhe punësimit në Kosovë karakterizohet me shkallë të lartë të papunësisë, e fatkeqësisht në vendin tonë bazuar edhe në raportet e para pandemisë ka pasur vështirësi të mëdha të grave në tregun e punës, tani kjo ka arritur kulmin e saj”, tha ajo.
Bytuqi është shprehur se sipas agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2019 shkalla e punësimit ishte më e lartë tek meshkujt sesa tek femrat, 46.2% meshkuj në moshë pune të punësuar, krahasuar me 13.9% gra në moshë pune të punësuar.
“Rastet e shkeljes së të drejtave të grave në vendet e punës vazhdojnë të jenë aktive edhe pse ligji ekziston, ai nuk po zbatohet sidomos kur ato po përballen me pushimet e lehonisë e që direkt largohen nga puna si shkak i mos pranimit të punëdhënësve në kryerjen e obligimeve sipas ligjit. Prandaj Inspektorati i Punës duhet të ndërhyj dhe kontrolloj më shumë këto raste, po ashtu të rritet edhe numri i inspektorëve të punës, sepse ka ankesa të shumta që numri aktual i inspektorëve nuk e mbulon kontrollin e punëve në teren dhe të merren me problemet e punëtorëve, në veçanti problemet e grave në punë. Qeveria e Kovës duhet parë që mbështetjen e grave në biznes ta marrë me prioritet në mënyrë që atyre të ju lehtësohet punësimi individual e në këto kohë pandemi të dilet me një pako të tillë emergjent në ndihmesë të grave në Biznes”, shtoi ajo.
Bytyqi tha se Qeveria e Kosovës duhet të dal me ndonjë pako emergjente për bizneset e hapura në kohë pandemie në mënyrë që t`u ndihmoj atyre në mos shuarje, sepse kjo ka rrjedhur si pasoj e humbjes së shumë vendeve të punës dhe si mundësi mbijetese kanë parë hapjen e bizneseve individuale.
“Ndihma e shtetit drejtë zhvillimit të bizneseve duhet parë si e domosdoshme dhe e pashmangshme. Shtetit duhet parë se zhvillimi ekonomik është alternativa e vetme për garanci dhe stabilitet, politik, social, prandaj duhet të shikohet për mundësi të reja të ndihmesës së fuqizimit ekonomik në vend.
Qeveria e Kosovës duhet të dal po ashtu me pako të re të kalimit të pandemisë në mënyrë që të ju ofrohet mbështetja e duhur lidhur me kalimin e gjendjes së pandemisë dhe të rrisin kapacitetet e tyre të punës, dhe të mos përballen me mbyllje dhe shuarjen e tyre e si pasojë të rritet numri i të papunëve. Situata si kjo e pandemisë duhet të na qojnë drejtë politikave të reja që kanë të bëjnë më mbrojtjen sociale, mbështetje të veçanta për bizneset dhe siguri më të madhe në vendet e punës dhe në jetë.”, është shprehur Bytyqi