Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka dalë sot para mediave pas mbledhjes së kryesisë, derisa, deklarimin e ka nisur duke iu drejtuar gazetarëve.
Konjufca tha se ka dëgjuar disa thashetheme kohëve të fundit, që gazetarët duan të hidhërohen me të.
Këto deklarime të Konjufcës vinë pasi që ky i fundit për disa mbledhje rresht ka refuzuar të flas për media.
Ai tha se sot ka dalë që t’i përmirësojë marrëdhëniet me mediat.
“Kohëve të fundit kam dëgju disa thashetheme, thashethemet janë që po doni me u hidhëru me mu, kështu që unë dola me i përmirësu relacionet-marrëdhëniet me juve, këtu më keni urdhëroni”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.