×
  • Lajme
  • Lajme

    Asnjë vdekje dhe pesë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 14:58

    Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.117 doza të vaksinës kundër COVID-19.


    Kurse, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 99.394 doza të vaksinës, gjersa deri më sot 9.640 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Po ashtu, MSh-ja njofton se nga 1.977 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, teksa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

    “Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.988. Në total numri i rasteve aktive është 345”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!