×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Petrit Zogaj: Uzurpatorët e rinj, noterja Osmani e nënshkroi vendimin e përpiluar nga Albini

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 16:38

    Njohësi i zhvillimeve politike, Petrit Zogaj i ka quajtur uzurpatorë të rinj presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.


    Zogaj ka thënë se vendimi i presidentes Osmani për ta shkarkuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka është përpiluar nga kryeministri Kurti.

    “Uzurpatoret e rinj. Noterja Vjosa Osmani e paska nenshkru vendimin qe Albini e ka perpilu, e gjithe kjo, me e nenshtru cdo institucion kredibil”, ka shkruar Zogaj.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka finalizuar sot synimin e saj për ta shkarkuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës.

    Paraprakisht, Osmani ka provuar që ta shtyjë Dakën të japë dorëheqje, në këmbim të një mirënjohjeje nga Presidenca.

    Në arsyetimin për shkarkimin e Dakës, përmendet ndër tjerash se sipas presidentes, kryetarja e KQZ-së nuk ka arritur t’i nënshtrohet parimit të paanshmërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!