×
  • Lajme
  • Lajme

    Organizatat e shoqërisë civile e kundërshtojnë shkarkimin e Valdete Dakës nga Presidentja Osmani: Vendim i motivuar politikisht

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 16:43

    Organizatat e shoqërisë civile, kundërshtojmë vendimin e Presidentes së vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.


    Organizatat vlerësojnë se ky vendim është i motivuar politikisht, si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit.

    “Bazuar në vendimin për shkarkim, ne vlerësojmë që argumentet e shtruara nga Presidentja janë të pabazuara dhe paraqesin keqinterpretim të situatave përkatëse. Mes tjerash, kryetares së KQZ-së i atribuohen ekskluzivisht të gjitha përgjegjësitë dhe dështimet e supozuara të KQZ-së, përkundër faktit që Kryetarja e KQZ-së është vetëm një nga njëmbëdhjetë anëtarët me të drejtë vote. Madje, rikujtojmë që puna e KQZ-së është vlerësuar pozitivisht nga raportet vendore dhe ato ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve”, thuhet në reagimin e tyre.

    Gjithashtu, marrja e këtij vendimi në prag të shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale përbën ndikim të drejtpërdrejtë në pavarësinë, integritetin dhe mbarëvajtjen e punës së KQZ-së në organizimin dhe administrimin e atyre zgjedhjeve, thuhet tutje në reagim.

    Organizatat që janë bërë bashkë për këtë reagim janë:

    Demokracia për Zhvillim (D4D)

    Demokracia Plus (D+)

    INDEP

    INPO

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

    Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)

    Lëvizja FOL

    Organizata Nënë Tereza

    Organizata Çohu

    Syri i Vizionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!