×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Zhduket” Covid-19 në Shqipëri, vetëm 2 raste të reja,asnjë vdekje

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 18:00

    Në 24 orët e fundit janë kryer 2,618 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë: 1 rast në Tiranë dhe 1 në Berat.


    Aktualisht janë 143 raste aktive me Sars Cov2 pozitiv në të gjithë vendin.

    Po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

    Po ashtu, famirësisht nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

    Janë shëruar 23 qytetarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,865 që nga fillimi i epidemisë.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

    Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

    Statistika (14 Qershor 2021)

    Raste të reja ditore 2
    Të shëruar në 24 orë 23
    Të shtruar në spitale 20
    Humbje jete në 24 orë 0
    Testime ditore 2,618

    Testime totale 759,601
    Raste pozitive 132,461
    Raste të shëruara 129,865
    Raste Aktive 143
    Humbje jete 2,453

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Shkodër 43
    Tiranë 38
    Berat 17
    Elbasan 10
    Durrës 10
    Gjirokastër 7
    Lezhë 6
    Korçë 5
    Dibër 3
    Fier 2
    Vlorë 1
    Kukës 1

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!