×
  • Lajme
  • Botë

    Netanyahu ulet sërish në karrigen e kryeministrit, i kërkojnë të ngrihet

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 18:16

    Benjamin Netanyahu, ditën e djeshme u largua nga posti i kryeministrit të Izraelit pas 12 vitesh, duke u zëvendësuar nga qeveria e re e formuar nga një koalicion i përbërë nga tetë parti të opozitës.


    Ai tashmë do të jetë lider i opozitës dhe në vend të tij është Naftali Bennett.

    Ndërkohë në seancën e votimit të qeverisë së re, Benjamin Netanyahu u ul përsëri, tek ish- vendi i tij.

    Por siç raportojnë mediat e huaja, më pas atij i është kërkuar që të ngrihet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!