×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenca mohon se i ofroi dekoratë Valdete Dakës në këmbim të dorëheqjes

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 18:23

    Presidenca ka mohuar se presidentja Vjosa Osmani, i ka kërkuar kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, të dorëhiqet nga pozita e saj në këtë institucion dhe në këmbim do të nderohej me një mirënjohje.


    Artan Murati, këshilltar i presidentes Osmani, ka thënë se si dëshmitar i takimit, mund ta konfirmon se asgjë nuk i është ofruar Dakës në këmbim të dorëheqjes.

    “Si dëshmitar i takimit të sotëm, e konfirmoj që Presidentja Osmani absolutisht NUK i ka ofruar znj. Valdete Daka as dekoratë, as mirënjohje presidenciale”, ka shkruar Murati në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Përndryshe, nën arsyetimin se kryesuesi i KQZ’së duhet të jetë i pavarur, presidentja Osmani ka shkarkuar nga detyra sot Valdete Dalën

    “Znj. Valdete Daka i ndërpritet mandati si Kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thuhet në vendim.

    Presidentja Vjosa Osmani, ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi si kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas shkarkimit të Valdete Dakës /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!