×
  • Lajme
  • Lajme

    As zyrtarët e Policisë nuk i shpëtojnë gjobave për kundërvajtje në trafik, dënohet një polic

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 19:20

    Pas disa fotove që qarkulluan në media gjatë ditëve të fundit, është parë një makinë e policisë duke bërë tejkalim në vijë të plotë, e ngasësit të këtij të fundit, i është shqiptuar dënimi me gjobë.


    Policit i cili bëri kundërvajtjen, iu shqiptua gjobë prej 150 eurove, njofton Klankosova.tv.

    Këtë e bëri të ditur vetë Policia e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social facebook.

    “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në rritjen e sigurisë në trafik dhe natyrisht ndërmarrjen e masave ligjore ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me rregullat dhe procedurat ligjore, pa përjashtuar edhe zyrtarët policor”, thuhet në postimin e Policisë.

    Ndër të tjerash në postim thuhet se polici në fjalë përveç gjobës me të holla, i është iniciuar edhe procedura disiplinore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!