×
  • Sport
  • Sport

    Schmeichel konfirmon se UEFA e kërcënoi Danimarkën pas incidentit tragjik të Eriksenit

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 19:55

    Ish-portieri i Danimarkës dhe Manchester United, Peter Schmeichel, ka pohuar se lojtarët danezë nuk dëshironin të rifillonin ndeshjen e tyre në Euro 2020 me Finlandën pasi Christian Eriksen u rrëzua në fushë.


    Eriksen u rrëzua – pak para pjesës së parë – me asnjë lojtar kundërshtar rreth ish-yllit të Tottenhamit dhe mjekët ishin të shpejtë për të bërë CPR shkaku që në ato momente ai kishte pësuar sulm në zemër.

    Eriksen u transferua në spital pas disa minutave, ku – në një deklaratë, u njoftua se ai ishte i në gjendje të qëndrueshme dhe loja rinisi pothuajse dy orë pasi u shty.

    Sidoqoftë, djali i Schmeichel, Kasper Schmeichel, ishte në portën daneze, nuk beson se kishin opsione tjera për ndeshjen.

    Kur u pyet nëse ishte vendimi i lojtarëve, nga një emision britanik, Schmeichel tha: “Epo, ky është një debat interesant”.

    “Unë në fakt pashë një njoftim zyrtar nga UEFA dje duke thënë se ata ishin duke ndjekur këshillat e lojtarit, lojtarët insistuan të luanin – e di që nuk është e vërtetë”.

    “Ose, si e shihni të vërtetën. Atyre u lanë tre opsione, njëra ishte të luanin menjëherë dhe të merrnin 50 minutat e fundit të luajtura”.

    “Tjetra do të vinte dje në 12 të mesditës dhe do të mbaronte 50 minutat dhe opsioni i tretë ishte të humbni ndeshjen në tavolinë me rezultat, 3-0”.

    “Pra, vlerësojeni vetë. A është dëshira e lojtarëve për të luajtur? A kishin ata ndonjë zgjedhje me të vërtetë? Unë nuk mendoj se ata kishin”.

    “Siç mund ta dëgjoni nga konferenca e djeshme për shtyp, trajneri, ai pendohet seriozisht që i riktheu lojtarët përsëri në fushë”, ka shtuar më tej legjenda daneze

    Mjeku i ekipit të Danimarkës, Morten Boesen, më vonë konfirmoi se Eriksen ishte pothuajse i vdekur, por që luftoi që të rikthehej në jetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!