×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon LDK: Anton Quni kandidat për kryetar të Prizrenit

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 20:16

    Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, e ka konfirmuar kandidaturën e Anton Qunit, deputet në Kuvendin e Kosovës nga kjo parti, për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti.


    Kjo degë, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kryesia e LDK-së së Prizrenit ka vendosur unanimisht ta propozojë Qunin për kryetar të Prizrenit.

    “Në takimin që ka mbajtur sot kryesia e LDK-së së Prizrenit, unanimisht ka dalur me propozimin që; kryetari Anton Quni, aktualisht deputet i Parlamentit të Kosovës, të jetë kandidati që do të garoi për kryetar të komunës së Prizrenit”, thuhet në postim.

    “Në takim u diskutua edhe rreth përgaditjeve për mbajtjen e Konventës së Punës të LDK-së së Prizrenit, ku do të finalizohen të gjitha modalitetet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë”, thuhet tutje.

    Kandidati tjetër për kryetar që është zyrtarizuar për këtë komunë është nga radhët e PDK’së, Shaqir Totaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!