×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj: Kurti dhe Osmani të vendosur për të kapur secilin institucion të pavarur

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 20:56

    Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas shkarkimit të Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.


    Hoxhaj përmes një postimi në Facebook thotë se dyshja Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë të vendosur për të shkatërruar e kapur secilin institucion kredibil dhe të pavarur në vendin tonë, shkruan Reporteri.net.

    Ai thotë se në përpjekjet e tyre për të kthyer prapa secilin proces demokratik e shkarkuar secilin zyrtar profesional.

    Postimi i Hoxhajt:

    Dyshja Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë të vendosur për të shkatërruar e kapur secilin institucion kredibil dhe të pavarur në vendin tonë.

    Në përpjekjet e tyre për të kthyer prapa secilin proces demokratik e shkarkuar secilin zyrtar profesional, sot Vjosa Osmani me urdhërin e Albin Kurtit shkarkoi nga detyra kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.

    Viteve të fundit, KQZ ka qenë një prej institucioneve më të besueshme dhe me profesionale në vendin tonë, duke qenë përgjegjëse dhe meritore për zgjedhjet më të mira në rajon vit pas viti.

    Ky vendim i një kinse presidente, në shërbim të një kinse kryeminsitri, është një prej goditjeve të radhës e të rënda që po i bëhet demokracisë të vendit tonë.

    Shumica e arsyetimeve që janë dhënë për shkarkimin e saj nuk kanë të bëjnë fare me kompetencat e kryetares së KQZ-së.

    Për më tepër, ky vendim përbën edhe shkelje të kushtetuese sepse Presidenti i Republikës në asnjë vend që ka demokraci kushtetuese parlamentare nuk mund të shkarkojë asnjërin prej anëtarëve të organit që organizon dhe përgatitë mbajtjen e zgjedhjeve.

    E faktin se vendimi ishte kryekëput personal e hakmarrje politike, e vërteton që vendimi u morr në prag të shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale duke vendosur në pikëpyetje organizimin e tyre.

    Fatkeqësisht, mëria dhe inferioriteti që këta dy persona kanë ndaj zhvillimeve historike e shtetformuese në Kosovë, nuk do ta ndalet me këto veprime. Me këtë udhëheqje, inatë e amatorizëm qeverisës, rreziqet që e presin Kosovën janë të shumta dhe alarmante.

    Ndaj kësaj keqqeversije dhe ndaj këtyre vendimeve të shëmtuara nuk duhet të heshtë askush.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!