×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq para takimit: Pozicioni i Serbisë i vështirë, Kurti më i papërgjegjshmi në negociata

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 22:34

    Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, përpara vazhdimit të nesërm të dialogut me Kosovën në Bruksel ka thënë se pozicioni i shtetit ku udhëheq ai është i vështirë.


    Ai tha për TV Pink se bisedimet e vështira e presin Serbinë, por se pozicioni i Serbisë është i fortë, përcjell Express.

    Kur u pyet se çfarë do të ndryshojë pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Vuçiq vlerësoi se do të ketë më shumë probleme dhe paqëndrueshmëri, pasi që, siç tha ai, ai është njeriu më i papërgjegjshëm në negociata deri më tani.

    Vuçiq njoftoi edhe se se ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq, drejtori i të ashtuquajturës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq dhe ekipi i tij do jenë gjithashtu në Bruksel, dhe se ai do të përgatitet mirë për takimin e nesërm.

    “Do i lejojmë ata të jenë të fortë dhe kështu tregojnë dobësitë dhe nervozizmin e tyre. Ata po ngacmojnë ministra, pelegrinë, por kështu nuk zgjidh asgjë”, tha i pari i Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!