×
  • Lajme
  • Botë

    Shtyhet lehtësimi i masave në Britani

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 7:03

    Boris Johnson i kërkon popullit britanik të bëjë “një përpjekje të fundit” për lirinë ndërsa autoritetet kanë njoftuar për një vonesë prej katër javore në heqjen e kufizimeve.


    Kjo do të thotë që njerëzit do të inkurajohen ende të punojnë nga shtëpia kur është e mundur, ndërsa klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllura.

    Lehtësimi i masave ishte planifikuar të ndodhte më 21 Qershor por në vend të kësaj do të shtyhet deri më 19 Korrik.

    Vonesa në heqjen e kufizimeve do t’u japë shkencëtarëve më tepër kohë për të monitoruar variantin Delta, por edhe do të lejojë më shumë njerëz të vaksinohen.

    Ministri i Shëndetësisë është shprehur se ka një “rritje shqetësuese” të rasteve me variantin Delta në Britaninë e Madhe. Ky plan ka shkaktuar zemërim midis disa deputetëve dhe drejtuesve të biznesit.

    Mbretëria e Bashkuar regjistroi 7,490 raste të reja me Covid-19 në orët e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!