×
  • Sport
  • Sport

    Eriksen lajmërohet për herë të parë nga spitali: Jam mirë, faleminderit për mesazhet

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 9:17

    Danezi për disa minuta luftojë me vdekjen në takimin Danimarkë – Finlandë, por fatmirësisht ia doli të mbijetojë.


    Federata e Danimarkës ka publikuar një mesazh të Eriksenit, i cili ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe.

    “Përshëndetje të gjithëve, falënderim i madh për mesazhet e mira nga e gjithë bota. Nënkupton shumë për mua dhe familjen time”.

    “Jam mirë – sipas rrethanave. Duhet të bëjë edhe disa ekzaminime në spital, por ndihem mirë. Tani, do brohorasë për djemtë në ndeshjet e radhës të Danimarkës. Luani për të gjithë Danimarkën”, shkroi ai.

    Ndërkohë, nuk dihet ende nëse Eriksen do vazhdojë të luajë pas atij rasti të rëndë që ‘shokoi’ botën e futbollit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!