×
  • Lajme
  • Lajme

    BE reagon pas shkarkimit të Dakës: Të ruhet pavarësia e KQZ-së

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 9:34

    Drejtori i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka komentuar shkarkimin që presidentja Vjosa Osmani i bëri Valdete Dakës nga pozita e kryesueses së Komisionit Qendror Zgjedhor në Kosovë dhe caktimin e Kreshnik Radoniqit në vend të saj.


    Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës dhe që pavarësia e KQZ-së të ruhet, shkruan Reporteri.net.

    “Kemi marrë në dije vendimin e presidentes Osmani për të shkarkuar shefin e KQZ-së për të caktuar një të ri. Është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës dhe që pavarësia e KQZ-së të ruhet duke siguruar përgatitje profesionale dhe të kohës për zgjedhjet lokale dhe për reformat në ligjin për zgjedhje”, ka shkruar Szunyog në një postim në Twitter.

    Presidentja Osmani dje shkarkoi Vladete Dakën, vendim i cili nuk u mirëprit nga opozita dhe shoqëria civile. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!