Valdete Daka përmes një konference për media ka reaguar pas shkarkimit që i bëri presidentja Vjosa Osmani, duke e quajtur vendimin e kësaj të fundit jo kushtetues.
“Vendimi i presidentes është jo kushtetues dhe i pambështetur në ligj. Arsyetimi i dhënë është i paligjshëm, kontradiktorë dhe qesharak”, tha Daka në konferencë, shkruan Reporteri.net.
Ajo tha se vendimi i presidentes për shkarkimin e saj ishte i përgatitur më herët.
“Ky vendim i presidentes ishte përgatitur më herët, kështu e tregon edhe fakti i emërimit të ri të KQZ-së”, tha ajo.
Daka më tej tha se para se të shkarkohej, u thirr në takim nga presidentja Osmani e cila i ka kërkuar të japë dorëheqje, në këmbim të kësaj do ta falënderonte.
“Për vendime të cilat janë marrë nga të gjitha anëtarët dhe të ndëshkohem vetëm se kam në këtë takim ajo ka kërkuar që unë të ofroj dorëheqje në mënyrë të vullnetshme dhe në këmbim të pranoj falënderime publike për punën e deritanishme si dhe më premtoj bashkëpunim në të ardhmen”, tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.