Përplasjet më të forta në mbledhjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë parë mes Valdete Dakës dhe përfaqësuesit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi.
Këtë e ka pranuar edhe vet Kurteshi, por dëshiron që t’i lërë në të kaluarën.
Me arsyetimin se një personi që është rrëzuar nuk i ‘mëshon’ prap, Kurteshi ka thënë për Gazetën Infokus se nuk dëshiron ta komentojë shkarkimin e Dakës.
“Sinqerisht nuk jam i interesuar, presidentja e ka kryer punën e vet, ajo ka shku. Nuk dua të komentojë për një njeri që nuk mundet me kundërshtu. Ne kemi pas mospajtime jashtëzakonisht të mëdha për mua ka marrë fund kjo punë. Por një njeri që dorëzohet dhe është i shtrirë unë më nuk i mëshoj, nuk merrna me të sepse s’ka mundësi me kundërshtu dhe me thënë të vërtetën e vet.
Ai shton se është e drejtë të thuhet gjërat në sy jo kur ajo është larguar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.