Policia e Kosovës, dje, veç patrullimit, dje ikave të kontrollit në identifikimin e kundërvajtësve ka pasur kontroll me përdorimin e dronë-ve dhe është vëzhguar hapësira ajrore, në mënyrë që të ndikohet direkt në preventiven e sigurisë rrugore. Duke identifikuar kundërvajtësit të cilët gjatë ngasjes së automjeteve bien ndesh me rregullat e trafikut rrugor.
Plani operativ me “DRON” është implementuar në këto lokacione: Rruga Rahovec-Suharekë – fsh., Opterushë, fshatrat Ponoshec dhe Bec.
“Gjatë këtij plani janë konfiskuar 12 patëntë shoferë për tejkalime në vende të ndaluara me shenja horizontale, kthesa dhe tejkalime të kolonës së mjeteve”, njofton policia.
“Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, nuk do të bëjë asnjë tolerim, do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”, thuhet tutje në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.