PSD-ja ka zhvilluar një aksion në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, pas takimit që pati kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi u deklarua për media pas vendosjes së një pankarte nga takimi i Kurtit dhe Vuçiqit, ku shkruhej “Kjo është montazhe, ky takim nuk ka ndodhur. Fake Neës, Albini nuk e takon Vuçiqin pa kërkuar falje Serbia”.
Nushi madje ironizoi edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ku tha se policët e tij, po e ruajnë këtë pankartë në mënyrë që qytetarët ta kuptojnë që e vërteta është ndryshe nga fotografia e shpërndarë sot nga takimi i Kurtit me Vuçiqin.
“Shpërndajeni lajmin që kjo foto është e pavërtetë, nuk ka ndodhur, e kemi edhe Policinë e zotrit Sveçla këtu që po kujdeset që kjo të ruhet dhe të mos hiqet, sepse qytetarët duhet ta kuptojnë që e vërteta është ndryshe prej kësaj fotomontazhës që është këtu”, tha Nushi.
Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar për herë të parë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të biseduar rreth dialogut.