×
  • Lajme
  • Lajme

    Publicisti shqiptaro-amerikan: Në dialogun Kosovë-Serbi, Kurti e vendosi qerren para kalit

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 20:12

    Publicisti shqiptaro-amerikan, Uk Lushi e ka komentuar takimin e sotëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksanad Vuçiq.


    Ai ka thënë se Kurti në dialogun Kosovë-Serbi e vendosur qerren para kalit, shkruan Reporteri.net.

    Lushi ka komentuar katër kërkesat e kryeministrit Kurti.

    “Veprimet e Serbisë në takim s’ja vlen as të komentohen sepse me Serbinë duhet ulur seriozisht kur ajo pranon të flitet për njohjen e Kosovës anëtare e OKB-së, pranon të vlerësohen e paguhen nga Serbia dëmet për vrasjet e civilëve, dhunimin e grave dhe dëmet materiale dhe poashtu tregon se ku gjenden eshtrat e të zhdukurve të luftës.
    Por propozimet e KM tonë Kurti nuk arrita ta kuptoj pse janë bërë publike dhe si do të ndihmojnë atë apo Kosovën në dialog”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!