×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-këshilltari i Thaçit: Më shumë rezistuan ngjyrat e grafitit “Jo-negociata” se parimet e Kurtit

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 20:29

    Adil Behramaj, ish-këshilltar i Hashim Thaçit ka ironizuar me Kurtin pas takimit që ky i fundit pati sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


    Behramaj në Facebook ka publikuar fotografi të grafitit të famshëm “Jo negociata – Vetëvendosje”, duke thënë se ngjyrat e të njëjtit kanë rezistuar më shumë se parimet e Albin Kurtit.

    Me këtë rast, Behramaj i ka bërë thirrje Kurtit që të marrë iniciativë për fshirjen e këtyre grafiteve.

    “Bile do t’ia shihnin hairin pak qytetarët”, ka shkruar Behramaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!