Gazetari Valon Syla ka thënë se në fazën aktuale badihava flitet kundër Kurtit, sepse ky i fundit pritet me brohoritje edhe kur ka zero rezultat.
Ai gjithashtu tha se ndoshta edhe mund të jetë gabim rreth qëndrimeve të tij kundër Kurtit.
“Jemi në një fazë kur edhe badihava flasim, pra Kurti pritet me brohoritje edhe atëherë kur ka zero rezultat”, tha ai.
Tutje, Syla tha se Kurti ndoshta edhe do ta gjunjëzojë Serbinë, por edhe Gjermaninë e Francën.
“Ndoshta do ta befasojë Vuçiqin dhe do ta gjunjëzojë Serbinë, madje edhe Gjermaninë e Francën. Ndoshta ne të gjithë mund të jemi gabim”,tha Syla.
“Ndoshta Kurti është ndonjë ‘superman’ që do t’i zgjidhë këto çështje”, u shpreh ai në T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.