×
  • Sport
  • Sport

    Cristiano Ronaldo i thyen dy rekorde në ndeshjen e parë të Euro 2020

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 20:35

    Sonte ishte pa dyshim nata e Cristiano Ronaldos. Portugalia e nisi kampanjën në Euro 2020 me fitore 0:3 ndaj Hungarisë në “Puskas Arena”.


    Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në këtë ndeshje, duke thyer edhe dy rekorde në Kampionatet Evropiane.

    Fillimisht me paraqitjen e tij në këtë takim, Ronaldo theu rekordin duke u bërë futbollisti i parë që paraqitet në pesë Kampionate Evropiane.

    Më pas me këta dy gola, Ronaldo e theu rekordin e Platinis që kishte nëntë gola të shënuar në Kampionatet Evropiane.

    Ronaldo është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Evropianeve me 11 gola, duke e kaluar Michel Platinin i cili ka nëntë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!