RENEA dhe FNSH kanë shfrytëzuar pikërisht orarin e ndeshjes Gjermani-Francë, për të kryer kontrolle në disa lokale në qytetet e Shkodrës dhe Fierit në aksionin për kapjen e personave të shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend.
Në fotot e siguruara nga gazetarja Xhensila Kodra duken të rinjtë të vënë në rresht me shpatulla pas murit, teksa kanë qenë duke parë ndeshjen në lokal.
Mësohet se aktualisht po zhvillohen kontrolle në lokale dhe banesa ku dyshohet se fshihen personat e shpallur në kërkim. Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse. /abcnews/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.