×
  • Sport
  • Sport

    Dy gola të anuluara dhe një penallti e mohuar, Francës i mjafton autogoli i Hummels për ta mposhtur Gjermaninë

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 22:55

    Franca e ka nisur Kampionatin Evropian 2020 në mënyrën më të mirë të mundshme. “Gjelat” sonte kanë mposhtur Gjermaninë, me rezultat minimal 1:0.


     

    Kjo ndeshje ishte në avantazh të Francës, e cila përmes një autogoli të mbrojtësit gjerman, Matts Hummels në minutën e 20-të, arriti t’i arkëtojë tri pikë të arta.

    Kjo ndeshje pati raste të ndryshme, ndërkaq, dy gola u anuluan nga gjyqtari i ndeshjes.

    Një gol iu anulua super talentit, Kylian Mbappe, kurse goli tjetër iu anulua sulmuesit madrilen, Karim Benzema, nga VAR.

    Po ashtu, një penallti iu mohua Mbappes në minutën e 77-të.

    Ndryshe, Franca është kampionia aktuale botërore, si dhe aktualisht renditet në vendin e dytë nga FIFA, gjersa në këtë Kampionat Evropian, është favoritja kryesore për marrjen e këtij trofeu.

    Ndërkohë një ngjarje interesante ka ndodhur para fillimit të ndeshjes Francë – Gjermani.

    Një person me parashutë fluturoi mbi stadium për të ateruar pastaj në fushën e “Allianz Arenas”.

    Paragllajdisti (me motor) fluturoi në arenë pa leje. Pastaj ai u pengua në kabllon e kamerës që rri pezull.

    Ai për pak kohë humbi kontrollin. Fluturoi vetëm mbi kokat e tifozëve në rendin e parë dhete lojtarët. Pastaj u përplas në tokë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!