×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj s’e kursen as Vjosa Osmanin: Hyzmetqare, shërbyese e Kurtit që s’guxon me u ndi prej tij

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 7:19

    Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar vendimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryesueses së KQZ-së.


    Sipas Haradinajt, Osmani do të veprojë sipas urdhrave të Kurtit.

    “Hyzmetqare , s’guxon me u ndi prej Albin Kurtit”, thotë Haradinaj.

    “Këso presidente ki. Nëse në të kaluarën ndoshta ke pasur kryeministra që s’kanë guxu me u ndi prej presidentit …Këtë e kam paralajmëruar para zgjedhjeve kur krejt një Kosovë është në duar të një njeri”, theksoi Haradinaj në RTV21.

    “Vjosa Osmani është hyzmetqare, shërbyese e zotit Kurti. Atë detyrë që ia jep Kurti ajo ka me zbatu”, shtoi Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!