×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm 238 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 7:24

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se janë vetëm edhe 238 raste aktive me coronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 107.


    Nga fillimi i pandemisë deri më tani nga coronavirusi kanë vdekur 2,250 persona.

    Në Kosovë tashmë ka nisur edhe procesi i vaksinimit masiv, ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102 mijë e 598 doza të vaksinës.

    Deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!