×
  • Lajme
  • Lajme

    Edita Tahiri kritikon Albin Kurtin: U tregua inferior, ishte si nxënës i klasës së parë

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 7:39

    Ish kryenegociatorja e Kosovës për dialogun Kosovë – Serbi tha se kryeministri Albin Kurti, u tregua inferior karshi Vuçiqit, dhe se e ka dëmtuar Kosovën.


    Madje, Tahiri shtoi se Kurti e ka vendosur Kosovën në pozitë të vështirë pas takimit të djeshëm.

    “Jemi në fazën finale të dialogut, dhe Kurti më habiti, se Kurti ka qenë mjaftë i ashpër kur ka qenë opozitarë drejtë qeverisë, madje edhe me dhunë, por në ato pika që i pash, dhe në deklaratën që e pash, Kurti u tregua shumë inferior, në fakt thoshte se e donte një dialog si fillimi i ri , dhe ai ishte si nxënës i klasës së parë, dhe e ka dëmtuar Kosovën, dhe e ka vendosur Serbinë në pozitë më të mirë”, tha Tahiri në Kanal10.

    Por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogun me Serbinë e shohin si dialog për njohje të ndërsjellë derisa ka thënë se kjo është edhe qasja e presidentit amerikan Joe Biden.

    “Këtë e ka thënë edhe presidenti amerikan, Joe Biden, dhe plotësisht pajtohemi me këtë formulim. Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe një Serbi që e njeh Kosovën e njeh edhe Kosova më pas, dhe kështu dy republikat tona krijojnë marrëdhënie të mirë fqinjësore sipas modelit evropian”, ka deklaruar Kurti pas përfundimit të takimit me Vuçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!