×
  • Lajme
  • Lajme

    Faton Jakupi, kandidati i AAK-së për Kamenicën

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 8:05

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Kamenicë, ka prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti.


    AAK në këtë komunë do të garojë me kryetarin e degës dhe nënkryetarin e Komunës, Faton Jakupi.

    “Me vendim dhe vota unanime të Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Dardanë, u vendos që kryetari Faton Jakupi të jetë kandidati ynë për Kryetar të Komunës në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti”, thuhet në njoftim.

    Ky është njoftimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë, Me vendim dhe vota unanime të Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Dardanë, u vendos që kryetari Faton Jakupi të jetë kandidati ynë për Kryetar të Komunës në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti.

    Fatoni është sprovuar në qeverisjen e komunës sonë, si ish drejtor i Shërbimeve Publike,Ambientit dhe Inspektoratit dhe tani nënkryetar i komunës.

    Tashmë qytetarët e Dardanës e njohin Fatonin si njeriu i cili më së miri përfaqëson interesat e tyre.

    Fatoni gjatë kohës si nënkryetar i Dardanës ka punuar fort për përmirësimin e jetesës së qytetarëve të komunës sonë.

    Edhe kësaj radhe AAK, ka vendosur që në këtë garë të dalim para jush me njeriun që i njeh të gjitha problemet e komunës në çdo cep të saj.

    Ta mbështesim Fatonin, për Dardanën tonë!Zyra për informim e AAK-Dardanë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!