×
  • Sport
  • Sport

    Euro 2020, Itali-Zvicër ndeshja kryesore

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 8:33

    Tashmë ka përfunduar rrethi i parë i ndeshjeve të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të Futbollit Euro 2020 dhe sot nis rrethi i dytë.


    Do të zhvillohen tri sfida mjaft interesante dhe natyrisht se ajo që sjellë më shumë emocione do të zhvillohet nga ora 21:00 ndërmjet Italisë dhe Zvicrës.

    Nga ora 15:00 do të zhvillohet ndeshja e Grupit B ndërmjet Finlandës dhe Rusisë, në stadiumin “Gazprom Arena”, në Saint Petersburg.

    Ora 18:00 sjell përballjen e dytë nga Grupi A ku ndeshen Turqia me Uellsin në “Baku Olympic Stadium” në Baku.

    Ballafaqimi kryesor është ai ndërmjet Italisë dhe Zvicrës, si dy skuadra favorite për ta kaluar fazën e grupeve. Këto dy kombëtare do të luajnë në stadiumin “Olimpico” të Romës me fillim nga ora 21:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!