Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka vlerësuar si një hap të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, takimin e djeshëm në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Takimi ishte një hap i rëndësishëm në dialogun Serbi-Kosovë, pasi është takimi i parë që kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti mori detyrën sërish edhe këtë vit. Shpresoj se ai do ta dëshmojë se e kupton rëndësinë e këtij dialogu, pasi vullneti është një parakusht për negociata të suksesshme dhe kjo vlen si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën”, kështu i tha Danasit raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon.
Von Cramon tha se shohin” që administrata e Bidenit ka pritje të mëdha, por ne gjithashtu shohim nevojën që kryeministri Kurti të mos ngutet, por të mendojë me kujdes për atë që është arritur deri më tani”
“Puna e qeverisë së tij duhet të bazohet në arritjet e mëparshme. Sidoqoftë, këto do të jenë negociata të komplikuara dhe ne nuk duhet domosdoshmërisht të presim që rezultatet të arrihen menjëherë pas një raundi, dhe ne duhet të kemi parasysh se asgjë nuk është rënë dakord derisa gjithçka të bihet dakord “, përfundoi Von Cramon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.