×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër ditë pasi Haskuka e përuroi, merr flakë kutia e rrymës në Muzeun e Dëshmorëve

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 10:53

    Objekti i muzeut në fshatin Landovicë të Prizrenit, që u përurua të shtunën, është përfshirë nga zjarri.


    Për rastin në fjalë ka njoftuar sot edhe policia e Kosovës.

    Sipas njoftimit të tyre, kutia shpërndarëse e rrymës në Muzeun e Dëshmorëve, në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri.

    “Landovicë, Prizren, 15.06.2021-20:20. Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri kutia shpërndarëse e rrymës në objektin e Muzeut të Dëshmorëve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit. /Reporteri.net/
     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!