Samiti i shumëpërfolur dhe takimi mes presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin, ka zgjuar interesim të madh të mediave nga e mbarë bota.
Me të hyrë brenda objektit ku është paraparë të mbahet takimi mes dy liderëve, ishin pikërisht gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët që vrapuan për t’i filmuar e fotografuar liderët që shtrënguan duart para fillimit të samitit.
Megjithatë në një moment situata u komplikua kur mediat amerikane dhe ato ruse filluan ta shtyjnë njëra-tjetrën, me tendencën që secili prej tyre të merr pamje më të mira.
E sipas korrespondentes së CNN në Shtëpinë e Bardhë, Kaitlan Collins, kjo bëri që sigurimi që kujdesen për sigurinë e Bidenit dhe Putinit të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën.
Gjithçka filloi kur disa përfaqësues të mediave nuk arritën të futen brenda, për shkak të numrit të madh të gazetarëve në vilën La Grange dhe kjo çoi në përplasje verbale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.