Presidenti amerikan, Joe Biden, i përshkroi Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë si “dy fuqi të mëdha”, gjatë bisedës paraprake para kamerave me homologun rus, Vladimir Putin.
Deklarata është një vlerësim i dukshëm ndaj Moskës, ndryshe nga qasja e mëparshme e Washingtonit që përpiqej të ulte rolin e saj në arenën ndërkombëtare duke e konsideruar si “fuqi rajonale”.
Konteksti i deklaratës së Biden nuk ishte i qartë, raporton CNN, për shkak të kaosit të shkaktuar nga kaosit të shkaktuar nga gazetarët e të dy vendeve, të cilët thuajse u përleshën për të kapur planet më të mira.
Më para Biden theksoi rëndësinë e takimit mes dy liderëve “kokë më kokë”, për të ndërtuar një marrëdhënie pune më të mirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.