×
  • Lajme
  • Botë

    Kishin vrarë fëmijë, ekzekutohen në mes të sheshit me kallashnikov

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 18:01

    Tre burra nga Jemeni janë ekzekutuar në mes të sheshit, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e disa fëmijëve.


    40-vjeçari Ali al-Naami, 38-vjeçari Abdullah Al-Makhali dhe 33-vjeçari Mohammed Arman u dërguan në sheshin Tahrir të Sanas, ku u detyruan që të shtriheshin me fytyrë në tokë dhe u ekzekutuan me kallashnikov. Më pas, trupat u mbështollën me tapetin ku ishin shtrirë.

    Ky është ekzekutimi i parë publik në Sana që nga gushti i vitit 2018, kur u vranë 3 burra dhe më pas u varën në mes të sheshit, pasi kishin përdhunuar dhe vrarë një fëmijë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!