×
  • Lajme
  • Botë

    Publikohen pamjet e rënda të aksidentit me teleferik, i cili iu mori jetën 14 personave në Itali

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 19:48

    Publikohen pamjet e rënda të aksidentit me teleferik, i cili iu mori jetën 14 personave në Itali.


    Sikurse shihet në videon e publikuar nga “Tg3”, teleferiku ra 300 metra para mbërritjes në stacionin e fundit në një lartësi prej 20 metrash dhe u rrokullis për qindra metra të tjera në tokë derisa u ndalua nga pemët.

    Incidenti tragjik shkatërroi jetët e 5 familjeve. Mes 14 viktimave ishin dy fëmijë. I vetmi i mbijetuar mrekullisht është një 5-vjeçar.

    Për ngjarjen janë arrestuar tre persona. Hetuesit njoftuan se frena e emergjencës ishte çaktivizuar qëllimisht për të shmangur anomalitë dhe ndërprerjen e punës. Përgjegjësit, presidenti i firmës menaxhuese, inxhinieri kryesor dhe kreu i shërbimit mbikëqyrës kanë pranuar fajin dhe se ishin në dijeni të problemeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!