×
  • Lajme
  • Botë

    Biden: Putin do t’i përmbahet paralajmërimeve, gjëja e fundit që ai do tani është një Luftë e Ftohtë

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 20:11

    Presidenti amerikan dukej i sigurt se Putini do t’i përmbahej paralajmërimeve të tij, duke thënë, “Unë mendoj se gjëja e fundit që ai dëshiron tani është një luftë e ftohtë”.


    Një reporter e pyeti presidentin Joe Biden se si reagoi Vladimir Putin në rast se administrata e tij do të përgjigjej nëse do të kishte një sulm kibernetik rus në infrastrukturën kritike të SHBA.

    “Unë i tregova atij se ne kemi aftësi të konsiderueshme kibernetike dhe ai e di atë” tha Biden.

    “Unë theksova, nëse ato shkelin normat themelore, ne do të përgjigjemi”.

    Biden vuri në dukje se ai i dha presidentit rus një listë me 16 subjekte kritike të infrastrukturës që duhet të ishin jashtë kufijve për sulme, qoftë kibernetike apo të ndryshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!