Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur ‘First Date’.
Haziri tha se ndërmjetësuesit ndërkombëtarë kanë pritur që palët t’i paraqesin qëndrimet e tyre, dhe si pasojë e kanë krijuar atmosferën e pritur.
“The first date ka qenë dje në Bruksel. Dje ka qenë takimi i parë, në takimin e parë ndërmjetësit ndërkombëtarë, e kanë ndërtuar atmosferën e pritur që palët kanë me ardh me listën e dëshirave të tyre politike, me paraqit qëndrimin e tyre”, tha Haziri.
Ai thotë se ky takim ishte i pari mes tyre, derisa takimi i korrikut është takim i negociatave.
“Ky është vetëm takimi parë, në takimet e tjera, kur shkojnë me fol për çështjet e tjera, atëherë bien të gjitha çështjet e tjera. Takimi i korrikut është i negociatave”, tha ai në T7.
Kujtojmë se më 15 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë takuar për herë të parë për të diskutuar për çështjen e dialogut mes dy vendeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.