×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Mali i Zi partner strategjik i Kosovës në rrugëtimin euroatlantik

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 10:44

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës për Zhvillim të Malazezve të Kosovës.


    Thaçi, tha se kjo qendër do të ndihmojë zhvillimin e mëtejshëm të miqësisë Kosovë-Mali i Zi.

    ”Sot është një ditë e veçantë edhe për Kosovën edhe për Malin e Zi edhe për qytetarët malazezë në Kosovës”.

    “Është një ditë e veçantë sepse po hapet shtëpia e progresit, jam i bindur i mirëkuptimit, e thellimit të miqësisë së përjetshme që kemi pasur gjithmonë Kosovë dhe Mal i Zi, popujt tanë duke jetuar në paqe në mirëkuptim”.

    “E besoj në kapitullin e ardhshëm të zhvillimit nën ombrellën euroatlantike”.

    Ai ka thënë se Kosova do të mbetet gjithnjë partner strategjik i Malit të Zi në forcimin e fqinjësisë së mirë dhe në rrugëtimin e përbashkët euroatlantik.

    ”Dushko Markoviq të jeni të sigurt që Kosova do të vazhdojë të mbetet partneri më strategjik i Malit të Zi në forcimin e fqinjësisë sonë në rrugëtimin tonë të përbashkët që të jemi pjesë e familjes euroatlantike edhe në NATO edhe në Bashkim Evropian”.

    Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!