×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 7:21

    Reporteri.net sjell ngjarjet e ditës së sotme.


    09:30 – Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës, Zyrës së Kryeministrit dhe Ambasadës Britanike në Kosovë. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit)

    10:00 – Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave plenare)

    10:00 – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj, përurojnë laboratorin biokimik në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjonaj. (Fshati Gjonaj, Prizren)

    10:00 – Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i Universitetit “Hasan Prishtina” dhe Akademia “Tempulli” organizojnë tryezën me temën “Vlerësimi i gjendjes së sigurisë rrugore nga perspektiva shkencore dhe akademike”. (Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë)

    13:30 – Organizata YMCA në kuadër të projektit “Charity Shop for youth employment and environment protection” i cili mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë bën hapjen zyrtare të Dyqanit të Bamirësisë YMCA Shops. (Rruga, “Dëshmorët e Lirisë”, te spitali rajonal “Isa Grezda”, Gjakovë)

    19:00- Përurohet libri “Pikturë me fjalë” i autores-gazetares Lumnije Berisha. (KultPlus, Prishtinë)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!