Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Qeveria Kurti duhet ta zbatoj Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike nga pandemia COVID-19.
Në të kundërtën sipas Hoxhajt, kjo Qeveri duhet ta sjell një ligj të ri.
“Ne e kemi ndihmuar një qeveri të pa aftë, të pa gjakë, anemike si ka qenë Qeveria Hoti, që realisht ndihmojmë qytetarin, ekonominë dhe varfërinë në Kosovë e cila është goditur për shkak të pandemisë COVID-19”, tha Hoxhaj, në një intervistë për Telegrafin.
Ai shton që janë të gatshëm ta ndihmojnë Qeverinë lidhur me Ligjin.
“Ne jemi të gatshëm ta japim kontributin dhe kërkojmë nga Qeveria Kurti ose ta zbatojë këtë Ligj apo ta sjell një ligj më të mirë”, shton ai.
Sipas Hoxhajt, deri më tani nuk është bërë ndonjë përpjekje për mbështetjen ekonomike të vendit.
“Të gjitha vendet e rajonit kanë pasur nga disa pako të rimëkëmbjes dhe është absurde që Kosova deri më tani nuk ka bërë një mbështetje strukturore për rimëkëmbjen ekonomike”, përfundoi ai.
Në këtë intervistë, ai ka folur për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, dialogun Kosovë-Serbi dhe qeverisjen e deritanishme të Qeverisë Hoti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.