Një rast vjedhjes ka ndodhur në fshatin Slivovë të Ferizajt më 10 qershor.
Ankuesi mashkull ka raportuar në polici se persona të panjohur kishin depërtuar brenda shtëpisë së tij duke hapur me forcë një dritare.
Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ankuesi ka raportuar se i është vjedhur një pistoletë për të cilën posedonte leje për armëmbajtje.
“Sipas ankuesit, të dyshuarit kanë vjedhur DVR-in e kamerave dhe modemin e Wi-Fi”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti është ende duke u hetuar. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.