×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes shoferi i Ambasadës së Kosovës në Hagë

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 10:18

    Ka vdekur sot shoferi i Ambasadës së Kosovës në Hagë të Holandës.


    Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Ambasada e Kosovës, e cila ka njoftuar se shoferi Artur Metani ka vdekur sot pas një sëmundjeje të shkurtër.

    “Me pikëllim të thellë njoftojmë për vdekjen e parakohshme, pas një sëmundjeje të shkurtër, të kolegut, mikut dhe vëllait tonë të dashur, Artur Metani, shofer në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Hagë. Ngushëllimet tona të thella për familjen dhe miqtë nga Kosova, Shqipëria, Holanda dhe gjithandej”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!