×
  • Lajme
  • Lajme

    Besnik Tahiri i AAK-së kritikon Kurtin për takimin me Vuçiqin: Humbi temat kombëtare, nisi lojën e fjalëve

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 10:48

    Grupi Parlamentar i AAK-së i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti të vije në Kuvendin e Kosovës dhe të raportojë për takimin që ka zhvilluar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.


    Besnik Tahiri, shef i deputetëve të kësaj partie ka thënë se Kurti duhet të tregojë pse nuk kërkojë në takim njohje për marrëveshje reciproke.

    “Humbën temat kombëtare dhe nisi loja e fjalëve CEFTA-SEFTA, e cila është një Mini-shengen. Pse për këtë takim nuk u kërkua njohje nga Serbia, Kurti nuk foli për marrëveshjen reciproke, por i përmendi katër pika…”, tha ai.

    “Kërkojmë nga kryeministri të na raportoj për 4 pikat dhe pse në këtë takim nuk kërkoj njohje për marrëveshje reciproke, por 4 pikat janë një lojë e fjalëve”, tha Tahiri, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se do të kërkojnë nga Kurti të vije të flas para deputetëve për takimin.

    “Kërkesa e jonë është që Kurti të vije të raportoj”, tha Tahiri. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!