Lëvizja Vetëvendosje është partia e cila më së shumti deklarohet se shteti i Kosovës është i “kapur” dhe se duhet të “ç’kapet”.
Deklarimet e tilla të shpeshta të zyrtarëve të VV-së e kanë nervozuar jo pak deputetin e PDK-së, Xhavit Halitin, i cili sot në seancën plenare ju ka thënë deputetëve të VV-së se të zbatojnë ligjin.
“Na keni lodh me kapjen e ç’kapjen, zbatoni ligjin, Kushtetutën, kush ka shkel ligjin dihet çfarë masa duhet marrë ndaj tyre”, ka thënë Haliti, shkruan Reporteri.net.
Haliti më tej i tha VV-së të ndalin lojën.
“Mos e vazhdoni lojën, mos e vazhdoni fushatën elektorale si opozitë, keni përgjegjësi të tjera”, ka thënë Haliti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.