Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, është votuar në parim projektligji për heqjen e homologimit.
Me këtë votim i është hapur rruga largimit të homologimit si detyrim për veturat që importohen nga vendet e Bashkimi Evropian.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se është çështje ditësh deri në lexim të dytë dhe hyrjen në fuqi të këtij ndryshimi.
Ai është shprehur se qytetarët më në fund do të lirohen nga kjo barrë e panevojshme.
“Kalon në lexim të parë heqja e homologimit për veturat që importohen nga BE, Zvicrra, e Norvegjia. ✅
Tashmë është çështje ditësh deri në leximin e dytë dhe hyrjen në fuqi të këtij ndryshimi.
Më në fund, po hiqet kjo barrë e panevojshme për qytetarët”, shkuan ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.